Dokumentat/ Zëdhënësja e PD publikon fotot: Eri Betoni miraton planin për ndërtimin e kullave 18 kate te zona e Parkut të Liqenit

02/08/2020 17:31

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar dokumente, ku faktohet sipas saj, se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka miratuar planin për ndërtimin e kullave 18 kate te zona e Liqenit Artificial.

Zhupa shkruan se sipërfaqja e ndërtimit është parashikuar të jetë 61.000 m2 dhe se me përcaktimet e reja, kullat do të ndërtohen deri në 18 kate.

Postimi i plotë:

“Veliaj kalon PDV (planin e detajuar vendor) për ndërtimet në zonen e parkut të liqenit artificial e emërtuar TR169, tashmë me percaktimet e reja kullat do të ndërtohen deri në 18 kate !

Klientet e zakonshëm të pushtetit, firma “51N4E” e njohur si firma ku punon vajza e kryeministrit dhe Gent Agolli, ish konsulenti i Sheshit Skenderbej, kane planifikuar ne PDV e re qe mori miratimin e Bashkise Tirane, ndertime per te gjithe zonen ne liqenin artificial. Zona njihet si e Garda e Republikes, ju dha Bashkisë Tiranë edhe Veliaj premtoi edhe genjeu që do ja kthente parkut te Liqenit.

Erion Veliaj me vendimin nr.15308, datë 12.05.2020 ka miratuar zyrtarisht këtë plan duke i hapur rrugë kështu zhvillimit me ndertime në këtë zonë . Referuar nenit 25 te rregullores se planit per PDV-TR169 është përcaktuar që objektet do kenë lartësi projektimi deri në 18 kate . Siperfaqja e ndërtimit dhe rizhvillim është parashikuar te jete 61.000 m2 .

E gjithë zona do ndërtohet siç kisha paralajmëruar edhe denoncuar me fakte që në 2018, me video të nxjerre nga AKPT. Tashmë siç pritej është miratuar që 50% do jenë godina publike, një nga keto Biblioteka Kombetare, kjo për të hapur rrugën që 50% të jenë kullat private të oligarkeve në zonën e liqenit ,me shërbime, banim, parkim etj. Mes për mes do kaloj rruga e famshme që ishte pjesë e planit të betonizimit, e denoncuar nga foltorja e PD ne mars 2009, ku 650 metra rruge do lidhin pikerisht kullat e reja te liqenit me rrugen e Kosovareve. Kujtojme qe keto 650 metra rruge per kullat private do na kushtojnë 2 milion euro nga taksat tona”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA