Samsung electronics ka parë fitimet e saj të rriten ndërsa shitjet janë ndihmuar nga miliona njerëz që kanë punuar apo mësuar nga shtëpia gjatë pandemisë së koronavirusit.

Prodhuesi numër një i smartfonëve në botë tha se tre mujori i dytë ka shënuar 23 për qind rritje të fitimeve krahasuar me vitin e kaluar. Rezultatet janë ndihmuar nga një kërkesë e shtuar për chipe kompjuterikë që ka bërë që të rriten edhe çmimet në tregun global. Qendrat e të dhënave kanë shtuar kapacitetet për të mbështetur punën dhe studimin nga shtëpia. Edhe të tjerë prodhues të kartave të memories, raportojnë po ashtu shtim të fitimeve si shkak i qëndrimit në shtëpi të njerëzve dhe shfrytëzimin prej tyre të shërbimeve të lidhura me internetin si video-konferencat apo filmat.

Samsung, që pritet të lancojë aparatet e reja Galaxy Note dhe Galaxy Z Fold , po ashtu parashikon se tregu për smartfonët do të përmirësohet muajt e ardhshëm e po ashtu do të bëhet akoma më shumë konkurues. Pavarësisht se covid 19 ka ulur kërkesën në përgjithëse, markat e teknologjisë kanë vazhduar të prezantojnë marka të reja. Në prill, Apple prezantoi një iPhone të ri, SE, duke rikthyer një model të mesëm të 2018. Një javë më parë OnePlus, zbuloi modelet e reja ndërsa huawei lancoi serinë e tij P40. Ndërkohë iPhone 12 i apple dhe google pixel 5 dhe 4A pritet të publikohen më vonë këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA