‘Holliwood’s Golden Age’/ Ndahet nga jeta në moshën 104-vjeçare aktorja e njohur

26/07/2020 20:58

Olivia de Havilland, një nga yjet e fundit të mbetura nga ‘Holliwood’s Golden Age’ ka humbur jetën në moshën 104-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga publicistia Lisa Goldberg, e cila shprehu se aktorja e mirë njohur vdiq paqësisht nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Paris.

Karriera e De Havilland zgjati më shumë se 50 vjet me pothuajse 50 filma artistikë të realizuar.

De Havilland ishte interpretuesja më e vjetër e mbetur gjallë që kishte fituar një Oscar dhe aktorja e fundit që mbijetoi nga ‘Gone with the Wind’.

De Havilland u nominuar pesë herë për çmimin Oskar dhe u shpall dy herë fituese e ‘Academy Award for Best Actress‘, fillimisht në 1947 me ‘To Each His Own’ dhe në vitin 1950 me ‘The Heiress’, ku spikati me rolet e saj.

Top Channel