“Të premtoj që nuk do të ndalem së luftuari”/ 64-vjeçari fiton betejën 128 ditore me COVID-19

24/07/2020 19:44

Larry Kelly 64-vjeç nga SHBA, është nga ata persona që ka një histori vërtetë të trishtë me COVID-19.

Ai filloi të kishte simptoma të koronavirusit në mesin e muajit prill dhe për plot 128 ditë u detyrua të dergjej në shtrat. Në jetë, ai qëndronte me ndihmën e respiratorëve dhe nuk kanë qenë të pakta rastet, kur ka rrezikuar të humbiste betejën me virusin. Megjithatë Kelly ka arritur që ta mposhtë sëmundjen dhe këtë të premte ka lënë spitalin në të cilën po trajtohej.

Ai është shfaqur tepër i lumtur nën shoqërinë e bashkëshortes, ndërsa shtoi për mediat se kishte përjetuar një betejë të gjatë dhe të fuqishme me një virus shkatërrimtar.

“Kalova në gjendje kome, por ndërkohë të dyja mushkëritë më ishin dëmtuar shumë për shkak të virusit. Fillova të kisha dhe gjakderdhje në tru, isha në një situatë mjaft kritike. Falenderoj mjekët e infermierët që m’u gjendën pranë dhe më dhanë mundësinë që të jem përsëri pranë familjes”, tha 64-vjeçari.

Mjekët kanë thënë për mediat, se ishin të detyruar të njoftonin familjen se gjendja e 64-vjeçarit ishte tepër kritike. Ato insistuan që atij t’i hiqeshin aparaturat që po e mbanin në jetë dhe familjarët t’i jepnin lamtumirën e fundit. Por kur gruaja e tij, Dawn, u shfaq në spital, vërejti se i shoqi nisi të reagonte. Ajo gjithashtu i tregoi mjekëve, mesazhin e fundit të shkruar nga ai, përpara se të futej në njësinë e kujdesit intensiv.

“Të premtoj që nuk do të ndalem duke luftuar”.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel