FOTO/ Mendoi se i rrëmbyen nipin e mitur, burri del në rrugë krejtësisht i zhveshur dhe…

24/07/2020 16:58

Një burrë në Britaninë e Madhe është parë të dalë krejtësisht i zhveshur nga shtëpia, pasi mendoi se po i rrëmbenin nipin.

Nathan Murphy, doli menjëherë nga shtëpia, pa rroba veshur, pasi dëgjoi nipin e tij 11-vjeçar, Lucky, duke bërtitur dhe qarë në një furgon. Pasi i ranë në vesh thirrjet për ndihmë, ai reagoi menjëherë dhe u nis në drejtim të makinës për të ndjekur furgonin. Por papritur ai pa që nipi, ishte në shtëpi shëndoshë e mirë dhe e gjitha ishte një alarm i rremë.

“Unë isha shtrirë në shtrat, por nuk isha në gjumë. Ndërkohë dëgjoj një të bërtitur. Hapa dritaren dhe m’u duk sikur dikush ishte duke vrapuar. Menjëherë reagova dhe u ngrita nga shtrati, u përpoqa të gjeja rrobat, por për dreq në ato momente nuk gjeta asgjë. Mendova që nipin e kishin rrëmbyer dhe reagova, nuk kisha se çfarë të bëja. Por ndërkohë që po përpiqesha të shkoja në makinë, për të ndjekur furgonin, shikoj Lucy-in, që qëndronte në derën kryesore të shtëpisë. Aty u qetësova dhe kuptova që e gjitha ishte alarm i rremë”, u shpreh Nathan.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA