FOTO/ Brenda jahtit super luksoz! Suarez e Messi së bashku me partneret, “çmendin” pushuesit në Ibiza

24/07/2020 18:21

Partnerë në fushën e lojës dhe shoqëri solide jashtë kësaj.

Kjo duket se është çelësi i suksesit mes Luis Suarez-it dhe Lionel Messi-t. Ato janë parë së bashku me bashkëshortet e tyre, Antonela Roccuzzo (partnerja e Lionel Messi-t) dhe Sofia Balbi (Partnerja e Luis-it) në një jaht super luksoz.

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, sulmuesit kanë zgjedhur që të vendosin jahtin e tyre në Ibiza. Ajo që ra në sy, ishin partneret e futbollistëve, të cilat u shfaqën më në formë se kurrë, të veshura me bikini të ngushta. Ata priten që të pushojnë dhe disa ditë, para se të rikthehen në stërvitje, me qëllim përgatitjen për sfidën ndaj Napolit, në “Champions League”.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel