Një vrasës serial, trupi i balsamosur i të cilit është shfaqur në një muze prej gati gjashtë dekadash, është djegur së fundmi në krematorium. Asokohe 32-vjeçari Si Quey u shpall fajtor për vrasjen, gatimin dhe ngrënien e pjesëve trupore të shtatë fëmijëve, dhe u ekzekutua me skuadër pushkatimi në Bangkok të Tailandës në 1958.
Trupi i tij u përdor për kërkime shkencore duke u balsamosur e duke u vënë në shfaqje në muzeun mjekësor të Siriraj-t, ku kishte mbetur prej atëherë.
Gjithashtu emri i vrasësit ishte kthyer në një simbol frike të cilin prindërit e përdornin kur paralajmëronin fëmijët e tyre të silleshin mirë, duke u thënë: “Nëse bën gabime do të vijë të të marrë Si Quey “.
Por prej fundit të vitit të shkuar grupet e të drejtave ankoheshin se shfaqja makabre tregonte mungesë dinjiteti pasi në etiketim thuhej se personi kishte qenë kanibal. Si Quey kishte pranuar vrasjen e fëmijëve të vegjël, por jo ngrënien e tyre.
Dr. Prasit Wattanapa, profesor mjekësie në spitalin e Siriraj-t tha se fillimisht kufoma ishte vendosur si paralajmërim.
“Vendosja në shfaqje e trupit, i mësonte disa njerëzve që nëse bënin diçka të gabuar do të dënoheshin. Por meqenëse ata të të drejtave të njeriut thanë se është e gabuar, ne i dëgjuam dhe e kuptuam,” tha ai.
Top Channel