Vijon normalisht puna në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Ndryshe nga pikat e tjera kufitare me Greqinë, në këtë pikë kalimi gjithçka duket tejet normale. Puna po vijon me tre sportele në dalje dhe dy sportele në hyrje për të përballuar fluksin e lëvizjeve në të dy anët e kufirit.
Lëvizjet vijojnë të realizohen sipas marrëveshjes mes dy shteteve, çka do të thotë se vazhdojnë të kalojnë përmes kësaj pike kufitare shtetasit shqiptarë për punë sezonale, shtetasit e pajisur me karta pune një vjeçare si dhe shtetasit shqiptarë që kanë pasaporta dhe katra të vendit fqinj.
Burime zyrtare pranë drejtorisë vendore të kufirit dhe migracionit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitar më shumë se 1600 shtetas shqiptarë e të huaj. Numër ky që ka ardhur në rritje gjatë ditëve të fundit.
Top Channel