Konflikti për pronën/ Shkodër, 31 familje përplasen me zyrën e përmbarimit
22/07/2020 15:31
Çështja e pronësisë, ka çuar në përplasje fizike mes disa familjeve në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës dhe zyrës së përmbarimit.
Janë 31 familje të cilat që prej vitit 1992, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit por që sot, atyre u kërkohet të lirojnë ambientet me arsyetimin se tashmë toka ka një pronar. Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar.
Familjarët njoftuan se në ditët në vijim nisin protestat në qendër të qytetit përballë zyrave të bashkisë, qarkut dhe prefekturës së Shkodrës.
Top Channel