Fotot/ Ky është iraniani që u shpall i padëshirueshëm në Shqipëri, vëzhgonte kampin e Muxhahedinëve në Manzë

22/07/2020 16:39
Danial Kassrae

Ky që shihni në këtë foto është 29-vjeçari, Danial Kassrae, i cili është shpallur i padëshiruar nga autoritetet vendase dhe pritet të dëbohet drejt Italisë në orët në vijim.

Danial Kassrae me kombësi iraniane dhe me shtetësi italiane, dyshohet se është agjent me veprimtari spiunazhi i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane. Sipas raportit të Agjentëve të anti-terrorit ky shtetas është klasifikuar si një person i rrezikshëm dhe që cënon sigurinë publike.

29-vjeçari  është shfaqur shpesh herë në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Për llogari të shtetit të Iranit, Kassrae ka tentuar të rekrutojë ish-anëtarë të MEK apo anëtarë aktual të kësaj organizate.

Personit në fjalë do ti ndalohet hyrja në Shqipëri për 15 vitet e ardhshme.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA