Chris Smalling është një nga surprizat më të bukura të Romës së këtij sezoni, pasi erdhi në huazim nga Manchester United dhe u përshtat menjëherë me kampionatin italian duke u shndërruar në një nga shtyllat e prapavijës së verdhekuqve.

Në kryeqytetin italian janë tejet të kënaqur me performancën e 31-vjeçarit dhe dëshirojnë ta blejnë përfundimisht, por oferta e tyre dhe kërkesa e Manchester United janë ende shumë larg dhe operacioni duket i komplikuar.

“Djajtë e kuq” kërkojnë shitje të menjëhershme për një shifër mes 18 dhe 20 milionë eurove, ndërsa Roma nga ana tjetër ofron 3 milionë euro për një tjetër huazim një vjeçar dhe më pas detyrim blerjeje për 15 milionë euro verën e ardhshme.

Në ditët e ardhshme pritet një tjetër takim mes palëve, pasi Roma nuk ka marrë akoma miratimin për zgjatjen e huazimit deri në fund të gushtit, për të luajtur edhe ndeshjet e Europa Leagues, megjithatë misioni “Smalling” nuk duket aspak i lehtë për verdhekuqtë.

Top Channel