Milan, largohet edhe përgatitësi i portierëve, shenjë tjetër për lamtumirën e Maignan? 21/06 10:55
Juventus u rikthye tek fitorja pas 3 javësh duke mundur 2-1 një ndër kundërshtarët më të fortë të këtij sezoni, Lazion.
Dopieta e Cristiano Ronaldos i siguroi “Zonjës së vjetër” 3 pikë ku tani shkëputen me +8 pikë në krye të renditjes, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit.
Portugezi me dy golat e shënuar u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes ku mori notën 8.8. Po me këtë notë u vlerësua edhe Dybala. Nota më e dobët ishte nota 5.5 e cila u mor nga mbrojtësi i Lazios, Filipe, e cila një mbrëmje për tu harruar.
Më poshtë do gjeni notat për secilin lojtar:

Top Channel