Fotografik britanik “i rrugës” Chris Porsz ka bërë 30 vjet më parë qindra foto çasti me personazhe interesante në rrugët e Peterborough në Britani.

Tashmë më shumë se 30 vjet më vonë, ai ka tentuar ta bëjë përsëri ritualin dhe ka arritur të rigjejë disa nga personazhet, pamjet e të cilëve i ka publikuar në gazetat kombëtare e në faqen e tij të internetit.

Qëllimi i tij për rikrijimin e fotove duket se është arritur me sukses teksa ka sjellë më shumë se 100 ribashkime.

Sa herë ishte e mundur Porsz i bëri fotot e reja në të njëjtat vendndodhje, të cilat kishin ndryshuar thuajse po aq sa subjektet e tyre.

Porsz fotografon njerëz nga të gjitha udhët e jetës, çifte, miq, familjarë, tregtarë, blerës apo policë. Me fotot e tij është krijuar një libër i vogël i quajtur ‘Reunions’, ndërsa në galerinë e mëposhtme gjeni disa foto të zgjedhura nga koleksioni …

FOTO GALERI
4/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA