Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, shkaktoi një furtunë komentesh në rrjetet sociale, pasi ftoi disa ditë më parë kompaninë amerikane Apple nga profili i saj në Instagram që ta vendosë Kosovën në hartë, ndërsa më vonë postoi në Instagram dhe Twitter një foto të hartës së “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin “autochthonous“ (autokton).

Në këtë hartë, përveç Kosovës dhe Shqipërisë, përfshihen pjesë të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Poshtë fotografisë, Dua Lipa ka shkruar: “Autokton – mbiemër (banor i një vendi), vendas, jo pasardhës të migrantëve ose kolonistëve”.

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Serbi u hodhën në sulm, me komente të tipit: “Kosova është Serbi”, “Nuk ka dorëzim”, “Edukohu, historia është e rëndësishme që të mos thuash diçka, sepse ndoshta e ke keqkuptuar”; të gjitha këto u shoqëruan edhe me simbole serbe.

Ai që befasoi sakaq në postimin në Twitter ishte dhe një reagim i ashpër i Florian Bieber-it, ekspert për Ballkanin në Universitetin e Gracit, i cili shkruante:

“Nacionalizëm i budallait – kur ti beson se kombi yt ka më shumë të drejta sepse është në një vend më gjatë se të tjerët (dhe shpërndan harta të tilla)”.

 

View this post on Instagram

 

au•toch•tho•nous adjective (of an inhabitant of a place) indigenous rather than descended from migrants or colonists

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Mes shqiptarëve, postimi ka marrë shumë mbështetje. “Dua për presidente” , “O Tokë Tonë”, ka shkruar Lorik Cana”, “Rënie e internetit – mbiemër (Dua Lipa – këngëtarja shqiptare që solli rregulla të reja në popin modern)” – këto ishin disa nga mesazhet përkrahëse për këngëtaren.

Nismën e saj e ndoqi edhe një tjetër e famshme shqiptare, Rita Ora. Aktualisht, kufijtë e Kosovës në hartën e Apple janë shënuar me ngjyrë të kuqe të zbehtë, ndryshe nga vendet e tjera që ndahen me një ngjyrë të ndritshme dhe një linjë e trashë.

Top Channel