Hazard lavdëron shokët: Varane një nga mbrojtësit më të mirë, Benzema shënon gjithmonë

20/07/2020 23:28

Eden Hazard ishte ndoshta transferimi më i bujshëm i merkatos verën e kaluar, pasi la Chelsean për t’iu bashkuar Realit të Madridit në një operacion që kaloi vlerën e 100 milionë eurove.

Megjithatë viti i parë në kryeqytetin spanjoll nuk ishte për t’u mbajtur mend për belgun 29-vjeçar që u përball me dëmtime të shpeshta dhe shumë ndeshje i ndoqi nga tribuna, por në fund ia doli të festojë titullin e 34-t kampion në histori për Realin.

Në një intervistë për mediat angleze, Hazard foli me superlativa për shokët e tij të skuadrës, duke evidentuar mbi të gjitha emrat e francezëve Karim Benzema dhe Raphael Varane si ata që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën drejt titullit kampion.

“Benzema është shumë miqësor dhe me këmbë në tokë, Këtë sezon mbylli një tjetër sezon si protagonist dhe tregoi se është gjithmonë aty për të shënuar shumë gola dhe pa pasur nevojë për shumë bujë. Pastaj kemi edhe Varane, që për mendimin tim është nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim. Unë kam luajtur me shumë mbrojtës të mirë si Terry e Company, por ai është ende i ri dhe është i jashtëzakonshëm. Për më tepër, bashkëpunimin ne Sergio Ramos e ka në nivele perfekte”, u shpreh Hazard.

Top Channel