Elbasan/ Makina përplaset me motoçikletën, dërgohet në spital 74-vjeçari

20/07/2020 11:21

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.

Mësohet se në lagjen “Shënkoll”, shtetasi A.B., banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin J.Ç., 74 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel