Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe nesër pritet mot i kthjellët si dhe temperaturat nuk do të ndryshojnë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12ºC në 27ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 35ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët, por që në fragmente të shkurtra kohore do të zëvendësohet nga reshjet. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 15ºC në 28ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel