25/11 22:09
Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë në maj të vitit që lamë pas.
Bukuroshja shqiptare solli në jetë vogëlushin Efehan, i cili duket se iu ka ndryshuar jetën përgjithmonë.
Almeda së fundmi ka vendosur që të realizojë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, duke iu kthyer përgjigje në “Instastory”. Pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet, madje dikush i ka thënë nëse Efehani di ndonjë fjalë shqip.
Abazi ka treguar se i biri flet shqip, ai thotë fjalën “nona” për gjyshen e tij. “Po, nonaaa, kështu e thërret mamin tim”, ka shkruar Almeda.
Top Channel