Titulli edhe më pranë/ Tirana e çon distancën në 7 pikë

18/07/2020 22:18

Tirana mundi 2-0 Flamurtarin duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt rikthimit të titullit në kampin e bardhebluve, e duke shtuar distancën me Kukësin ndjekës, në pritje të ndeshjes së rivalëve këtë të dielë.

Përballë një kundërshtari pa motivim në stadiumin Selman Stërmasi, kryeqytetasit bënë detyrën dhe konsoliduan kreun.

Pas 20 minutash lojë Tiranës iu akordua një penallti pas faullit në dëm të anglezit Ngo’o dhe me Bathën të padisponueshëm, te pika e bardhë u thirr nën armë talenti Muçi që nuk zhgënjeu. Fraksioni i parë u mbyll me protesta e bregdetarëve që pretenduan të njëjtën dhuratë, por arbitri kishte tjetër mendim.

Rrjeta e sigurisë për Tiranën erdhi nga një goditje e fortë e Ismailgecit me të majtën që kompetloi dhe suksesin. Tirana 7 pikë më shumë se Kukësi që të dielën luan në fushën e Vllaznisë.

Në sfidën tjetër të ditës, Luftëtari i rënë bëri rezistencë ndaj Skënderbeut, por në fund nuk evitoi dot humbjen 0-1. Goli për korçarët erdhi nga Krasniqi.

Top Channel