Bllokohet ngritja e Kushtetueses/ KED: Tre kandidatë u tërhoqën, 6 nuk plotësuan kriteret

18/07/2020 15:16

Ka dështuar edhe përpjekja e radhës nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi për plotësuar vendet vakante në Gjykatës më të lartë të vendit atë Kushtetuese.

Tre aplikantë janë tërhequr nga gara për tu ulur në karriget bosh të kushtetues ndërsa 6 aplikantë te tjerë kanë patur mangësi në dosjet e dorëzuara përfshi disa ndalime ligjore.

KED pas mbledhjes të një dite më parë thotë se u tërhoqën nga kandidimi aplikantët   Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka. KED ndaloi kandidimin për   mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji të  Besnik Mucit,  Ardita Alsulajt,  Vasil Bendos, Dedë Kasnecit,  Shaqir Hasanajt që kishte aplikuara për vendet vakante të shpallura nga presidenti dhe parlamenti , si dhe për  Vjosa Bodo  aplikante për dy vendet vakante shpallur nga presidenti Meta.  Që të jetë funksionale  Gjykatës Kushtetuese i duhet një përbërje nga 9 anëtarë.  Tre anëtarë emërohen nga Presidenti, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.  Momentalisht Gjykata Kushtetuese përbëhet nga vetëm nga 4 gjyqtarë kushtetues . Ato janë Vitore Tusha, Elsa Toska,  Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Ky zhvillim e mban procesin e plotësimit të kushtetues në vend numëro dhe KED-s do ti duhet ta nisë nga e para fazën e aplikimeve për vendet vakante dhe shqyrtimin mandej të kandidaturave. Kjo do të thotë se duhen edhe shumë muaj të tjerë deri në funksionalitetin normal të kësaj gjykate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA