Zbulohet ideatori i revolucionit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ja çfarë pritet

17/07/2020 17:43

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar dekani i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku

Në universitete, po zhvillohen zgjedhjet për organet drejtuese. Fatbardh Sallaku, kandidon për rektor në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe gjatë fjalës së tij në studio, shpalosi të gjithë platformën dhe vizionin e tij nëse do të jetë në krye të këtij institucioni.

Denis Dyrnjaja: Ju folët pak më parë për një fermë.

Fatbardh Sallaku: Ferma është pjesë e të gjithë kampusit të Universitetit Bujqësor, është një fermë rreth 130 hektar, ku ne pretendojmë që studentët marrin pjesë në disa praktika profesionale. Por përsëri dhe në këtë pikë duhet të jemi shumë të sinqertë, me auditorin me studentët që po na ndjekin në këto momente, jemi borxhli në këtë aspekt. Nëse do të bëjmë një vlerësim nga 1 deri në 10, do të thoja që do jemi rreth 5, 6 përsa i përket plotësimit se si duhet, të aspekteve profesionale të studentëve. Kryerjes së praktikave profesionale, kryerjes së temenave të diplomës që lenë shumë për të dëshiruar, për të kryer të gjithë këto procese.

Denis Dyrnjaja: Po dhe si do ta përmirësoni ju këtë gjë që dhe e keni konstatuar tashmë, që e dinë dhe studentët, ju ja thoni dhe pa drojë studentëve, nëse nesër do të jeni në rektori i universitetit.

Fatbardh Sallaku: Në platformën që unë kam paraqitur para stafit dhe ë kam shpërndarë për studentët, sigurisht kam guxuar diçka më shumë dhe e dizejnuar në tre boshte kryesore. Boshti kryesor sigurisht ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve akademike, mbështetje konkrete dhe e dizejnuar për kategori të veçanta të stafit akademik. Dhe pika e dytë ka të bëjë me fokusin, drejt diversifikimit dhe rritjes së të ardhurave. Ju besoj e dini shumë mirë që universiteti është i kushtëzuar, përsa i përket investimeve. Pra është vetëm pjesë e grantit për pagat dhe të gjithë të ardhurat e tjera, të gjithë shpenzimet e tjera universiteti duhet t’i mbulojë nga të ardhurat që siguron. Ne do të përpiqemi shumë, të shfrytëzojmë hapësirat ligjore që na jep ligji i arsimit të lartë për të dezirfikuar së pari dhe së dyti për të rritur të ardhurat dhe për t’i kthyer ato në një input, pers ai përket të gjithë këtyre aspekteve, praktikave të studentëve, kërkimit shkencor për lektorët e rinj, sepse është një kategori shumë e madhe lektorësh që nuk kryen punë shkencore, si pasojë e mungesës së fondeve dhe çdo kategori tjetër do të ndihet shumë mirë përsa i përket zhvillimit të aktivitetit të tyre.
Denis Dyrnjaja: Nëse juve zgjidheni rektor i universitetit bujqësor këtu në Tiranë dhe do të doja të dija shumë çfarë do të ishte në filozofinë tuaj që do të ndryshonte sot në universitetit që ju do të drejtoni. Pra ku do ta mbështesnit, çfarë do të bënit. Në mënyrë konkrete dhe jo në dogma të përgjithshme.

Fatbardh Sallaku: Jo absolutisht nuk jam hipokrit dhe mbështetem në dogma. po të shikoni platformën është totalisht konkrete shumë e lexueshme dhe që i prek të gjithë kategoritë e stafit akademik dhe studentët e stafit bujqësor. Çka do të thotë në katër vjetarin e ardhshëm, në qoftë se kolegët mua do të më besojnë drejtimin e universitetit bujqësor, unë do të përpiqem në maksimumin e mundshëm të jem jetësues. Kjo platformë për mua është kontrata ime me çdo koleg të universitetit bujqësor, të cilën unë do të përpiqem ta zbatoj. Fokusi më i madh, përveç ndihmës përsa i përket stafit akademik. Diversifikimit të të ardhurave, shtimit të të ardhurave, për mua e konsideroj shumë “nxjerrjen” e universitetit në publik. Pra ta bëjmë universitetin e dobishëm përsa i përket të gjithë institucioneve, shoqërisë e kështu me radhë. Janë disa element, që ne jemi koshient, që kemi qenë le të themi në nivelin e duhur sidomos përsa i përket marrëdhënies me publikut.

Top Channel