Pragndeshjet e superligës/ Të shtunën luhet Tirana-Flamurtari dhe Skënderbeu-Luftëtari

17/07/2020 20:04

Superliga futet në sprintin final të tre ndeshjeve nga ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij sezoni.

Bardheblutë janë shumë pranë fitimit të trofeut të 25-të në histori, do të përballen ditën e shtunë me Flamurtarin, zyrtarisht një skuadër e kategorisë së parë pasi edhe matematikisht prej javësh ka siguruar rënien nga kategoria superiore. Gjithsesi vlen për t’u theksuar që vlonjatët po e respektojnë mjaft mirë kampionatin pavarësisht verdiktit sportiv.

Tirana gjendet 4 pikë larg Kukësit, rivalit më të afërt për titullin kampion në këtë fazë përmbyllëse të sezonit. Kryeqytetasit mund të shpallen dhe këtë javë kampion në rast fitoreje dhe një hapi fals të verilindorëve në Shkodër ditën e diel. Ndërkohë Skëndërbeu në pritje të vendimit përfundimtar për dënimin e UEFA-s, do të përballet ditën e shtunë me skuadrën tjetër që ka siguruar rënien nga kategoria Luftëtarin.

Korcarët luftojnë në këto tre ndeshje të mbetura të sezonit për një vend në zonën europiane të cilën e kanë vetëm 4 pikë larg për momentin, por në një rivalitet të fortë me Laçin, Teutën dhe Partizanin. Të gjitha këto ndeshje do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel