Pista e re e kërcimit së gjati/ Kampioni Smajlaj dhe sportistët e tjerë kanë një vend se ku të stërviten në Tiranë

17/07/2020 15:53

Shtyrja e Olimpiadës së Tokios për në vitin 2021 i ka dhënë një tjetër shans sportistëve për të siguruar kualifikimin në bazë të pikëve dhe jo me ftesa.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Olimpik, Stavri Bello, kombëtarja jonë olimpike do të jetë e përbërë nga rreth 7 sportist, me kualifikim dhe ndonjë ftesë që do të mund të sigurojnë disa sporte.

Për t’i siguruar kushte sa më të mira sportisteve dhe federatave KOKSH nëpërmjet projekteve të saj këtë herë i ka siguruar Federatës Shqiptare të Atletikës një pistë të re kërcimit së gjati. Tashmë kampioni i europës Smajlaj dhe sportistë të tjerë do të kenë në kryeqytet një vend stërvitjeje për disiplinën e tyre.

Ndërkohë në muajin gusht atletika do t’i rikthehet aktiviteteve të saj zyrtare të shtyra gjatë viti 2020 për shkak të pandemisë.

Top Channel