Finalizimi i marrëveshjes në Tiranë, Cakaj: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga Shqiptaret

17/07/2020 14:47

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka përshëndetur marrëveshjen për bashkëqeverisje të arritur nga partitë politike shqiptare në Bujanoc.

Kjo, sipas Kryediplomatit Cakaj, është arritja më domethënëse që kanë shënuar bashkërisht në Luginë. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare.

“Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!”- theksoi Cakaj në postim.

Gjithashtu, Cakaj shprehu gatishmërinë e plotë për të vazhduar punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e të gjithë shqiptarëve.

Top Channel