E diela, garë me tifozë/ “Nascar”, 60 mijë vetë në impiant

17/07/2020 13:07

Garat emocionuese me makina në kategorinë Nasxcar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin të parat që u hapën në muajin maj mes eventeve sportive, por ishin të parat edhe që do të zhvillojnë spektaklin në praninë e tifozëve.

Të mërkurën në Tenesi ishin 30 mijë tifozë në garën e yjeve në 50 të kapacitetit të autodromit, ndërsa shitja dhe hyrja e njerëzve ishte në sistem elektronik.

Por tani në Teksas këtë të diel do të jetë një atmosferë akoma më shumë elektrizuese. Në 19 korrik parashikohet një ndalesë e pilotëve në Fort Uorth me një kapacitet maksimal 67 mijë tifozë, edhe pse i nxehti dhe frika nga koronavirusi, pritet ta ulin disi këtë numër. Por edhe pse nën rregullat e protokollit shëndetësor për shkak të Covid-19, shumë prej njerëzve në garën e kaluar nuk respektuan masat, duke mos mbajtur as maska dhe as distancë.

SHBA janë një nga vendet e goditur më rëndë nga pandemia, dhe shumë disiplina sportive janë kufizuar në zgjedhjet e tyre, njësoj si kampionati amerikan i basketbollit, liga më e ndjekur në këtë vend.

Top Channel