Covid-19/ Aktorja e famshme tregohet e ‘ashpër’: Mos u bëj gomar, vije atë dreq maske

17/07/2020 06:30

Teksa virusi Covid-19 vijon të jetë shqetësues prej muajsh në të gjithë botën duke i marrë jetën më shumë se 500 mijë personave, apeli i njerëzve të famshëm ose jo për t’u kujdesur është i vazhdueshëm.

Distancimi social, higjena personale e vendosja e maskës janë ndër 3 kërkesat që mjekët thonë se janë të nevojshme për të shmangur ndonjë fund tragjik.

Një apel për vendosjen e maskës e ka bërë edhe aktorja e famshme Charlize Theron. Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ajo pozon me maskë dhe shkruan: “Mos u bëj gomar, vije atë dreq maske”.

Deri më tani në të gjithë botën rezultojnë 13.666.118 të infektuar dhe 586.174 të vdekur.

Top Channel