“Bomba” e radhës, këngëtari spanjoll fton Luana Vjollcën në bashkëpunim

17/07/2020 11:25

Luana Vjollca duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme në televizion si moderatore dhe autore, “bomba” e radhës e bukuroshes bionde këtë herë është në muzikë.

Luana ka udhëtuar sëbashku me ekipin e saj në Spanjë për të realizuar një bashkëpunim me Jay Santos.

Ka qenë vetë këngëtari nga Kolumbia ai që e ka ftuar Luanën të bashkëpunojë me të në projektin e këngës latine, e cila do të përmbajë dhe strofa në gjuhën shqipe.

Përmes postimeve të shumta në Instagram, prezantuesja e njohur ka treguar disa momente nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri që pritet të publikohet së shpejti.

Në një video të publikuar nga Luana, Jay Santos përshëndet shqiptarët teksa mban në dorë një bluzë me flamurin shqiptar.

Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë muzikor ndërkombëtar për Luana Vjollcën, pasi një vit më parë ajo realizoi këngën me klip “Yalla Habibi” me australianin Faydee.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA