Kur u dashuruan ishin vajza, pas lidhjes njëra kthehet në djalë/ Çifti: Duam të japim një mesazh për…

16/07/2020 19:12

Një grua në Kanada ka treguar për marrëdhënien tejet të veçantë që ajo ka me partneren e saj Elan.

Chase Storey, ka rrëfyer se me Elan është njohur në rrjetin social “Tinder” dhe atë kohë të dyja kanë qenë vajza. Por kur ato vendosën të krijonin një lidhje në vitin 2017, Chase zgjodhi që të ndryshojë gjininë me anë të një operacioni, duke thënë se kjo ishte një dëshirë e saj e fëmijërisë. Këtë histori çifti e ka ndarë në rrjete sociale, në mënyrë që të shërbejnë si frymëzim për çifte të tjera transgjinorësh.

“Unë se dija kush ishte personi që po kontaktoja nga ana tjetër e kompjuterit. Vendosëm që të takoheshim dhe të tregohem e sinqertë, rashë menjëherë në dashuri me të. Nga ajo kohë ne realizuam takime të njëpasnjëshme dhe pas disa muajsh krijuam një lidhje. Elen është me të vërtetë një vajzë e bukur dhe e sjellshme. Jam e dashuruar plotësisht me të. Ideja që të ndryshoja gjini dhe të bëhesha burrë e grua me Elan ka lindur që në fëmijëri. Mësova që kisha pëlqim për personat me seks të njëjtë në moshë shumë të re dhe ëndrra ime ishte të gjeja gruan perfekte”, u shpreh Chase.

Në lidhje me këtë marrëdhënie ka folur dhe Elen:

“Nuk u çudita që Chase ndryshoi gjininë. Dinamika e marrëdhënies sonë gjithmonë ka qenë e konceptuar si mashkull-femër. Por kur Chase më foli për ndërhyrjen e mbështeta dhe e prita mjaft mirë. Ne kemi disa vite që jemi bashkë dhe e pranoj me plot gojë, jam tepër e lumtur”.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA