Personeli i sigurisë së yllit të Hollywood, Johnny Depp, dëshmoi sot në gjyq me foto të plagëve të aktorit, të shkaktuara nga sulmet e ish-gruas Amber Heard.
57 vjeçari Depp ka paditur botuesit e gazetës britanike “The Sun” për një artikull të vitit 2018 ku thuhej se kishte përdorur dhunë kundër gruas 34 vjeçare Heard, gjatë marrëdhënies së tyre të trazuar.
Kreu i sigurisë Sean Bett, i cili punon prej vitesh për Depp, prezantoi fotot e bëra me telefonin e tij në dhjetor të 2015, duke thënë: “Zoti Depp më tha se zonja Heard e kishte qëlluar disa herë me shuplaka në fytyrë”.
I pyetur nga avokati i Depp, David Sherborne, se çfarë kishte parë, Bett tha: “Pashë që e kishte fytyrën të skuqur si dhe gërvishtje rreth 2 cm në njërën faqe”.
Heard pretendonte më parë se ajo e Depp ishin duke debatuar kur ai iu afrua teksa ishte në fillim të shkallëve të shtëpisë së tyre në Los Angeles dhe nga frika se do ta shtynte poshtë, e qëlloi më shuplakë.
Më herët në gjykatë është thënë se sherri në mars të 2015 u shkaktua pasi Depp zbuloi se Heard kishte nisur një marrëdhënie intime me një grua të quajtur Rochelle Hathaway.
Top Channel