A po zëvendësohen modelet me robotet për sfilatat e modës? (FOTO)

16/07/2020 18:14

Dizajnuesit kanë nisur të kuptojnë se shfaqjet tradicionale të modës nuk janë duke funksionuar. Ishin shumë të ngathët dhe jo në hap me ritmet e teknologjisë së pranishme.

Tingëllon si një skenar që sot nuk mund të ndodhë edhe aq lehtë. Por në këtë rast, ishte viti 1998 dhe projektuesi ishte Helmut Lang. Puna e tij futuriste ishte të tregonte koleksionin e tij në CD-Rom. I njëjti medium që solli dikur Encarta, duke shfaqur modelet e avangardës së Lang.

“Eksperimenti i shkëlqyeshëm nuk ishte pa pengesat e tij, por tregon rrugën për të ardhmen në një industri globale që kërkon alternativa për shfaqjet e pistës. Është e çuditshme që në një industri që jeton nga ndryshimet çdo sezon, metoda e prezantimit nuk ka ndryshuar në pothuajse 50 vjet”, shkroi Constance White në një përmbledhje në “New York Time’s”.

Më shumë se dy dekada më vonë, bisedat për të ndryshuar shfaqjet në pistë vazhdon me shpejtësi. Dhe sfidat në një pandemi globale e kanë detyruar që vetëm të ecë përpara. Edhe nëse ato janë një produkt i nevojës për distancimin social, disa nga shfaqjet alternative kanë qenë vërtet emocionuese.

Një përfaqësuese ishte stilistja e re, Anifa Mvuemba, e cila prezantoi koleksionin e saj Hanifa në 3-D duke përdorur modele virtuale. Formati i përshtatshëm për inovacionin dhe ulja e kostos po ndihmojnë gjithashtu stilistët e rinj të shfaqin produktet e tyre në një kohë kur paratë janë paksa problem.

E teksa Java e Modës zyrtarisht rrotullohet këtë vjeshtë, mund të presim të shohim më shumë shfaqje virtuale nga emra më të mëdhenj.

Po kush ka mbetur nga kjo e ardhme madhështore virtuale? Në shumë raste përgjigja është; modelet dhe ekipet në prapaskenat rreth tyre, stilistët e flokëve, artistët e make-upit dhe stilistët. Por kur modelet zëvendësohen me robot, nuk është aq e çuditshme që punëtorët e fabrikës të zëvendësohen me automatikë. Është një çështje pune, dhe ata që mbrojnë modelet po e vërejnë ndryshimin.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA