Tentoi të godiste me thikë oficeren e policisë! Momenti kur ajo e qëllon me armë…

15/07/2020 21:10

Një police në SHBA, ka vrarë me armë zjarri një burrë, i cili dyshohej se kishte sulmuar një të moshuar me thikë brenda një lokali, pasi ky i fundit nuk mbante maskë mbrojtëse.

Policja nga Michigan, pasi kishte marrë njoftimin për sulmin me thikë, kishte shkuar menjëherë në vendngjarje. Por në këtë moment, sulmuesi, i identifikuar si një 43-vjeçar, kishte dalë nga makina dhe ishte sulur për të goditur me thikë oficeren.

Duke mos pasur zgjidhje tjetër, oficerja ka qëlluar me armë zjarri mbi burrin duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa i moshuari, i identifikuar si një 77-vjeçar raportohet se ndodhet në një spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel