Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë sot në orën 11:00 një takim në presidencë me kreun e PD, Lulzim Basha.
Takimi i kërkuar prej Metës vjen një ditë pas miratimit nen për nen të ndryshimeve kushtetuese për tëe cilat kreu i shtetit reagoi ashpër.
Deklarata nga Presidenca dje
Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.
182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.
Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.
Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.
Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.
E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!
SHQIPËRIA E PARA! ??
SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA! ????
Top Channel