Pasi i mbijetoi një përpjekje për vrasje në periudhën naziste, një rrëzimi të aeroplanit dhe kancerit të gjirit, një grua plot 99 vjeçe ka arritur të mposhtë edhe koronavirusin.
E sëmura nga Britania e Madhe, Joy Andrew, u “përqafua” me virusin në shtëpinë e të moshuarve dhe më pas u vendos në njësinë e kujdesit intensiv. Një ditë, mjekët njoftuan vajzën e Joy, Michele Andrew, 57-vjeçe, t’i jepte lamtumirën e fundit të ëmës.
Por krejt papritur shëndeti i të moshuarës, filloi të përmirësohet dhe shumë shpejt arriti që të mposhtë betejën me virusin. Joy, lindi në një lagje të varfër në veri të Londrës, në vitin 1920.
Ndërsa gjatë luftërave botërore shërbeu si ndihmuese në Forcën Ajrore Ndihmuese të Grave me gradën rreshtere, shkruan Daily Mail.
Top Channel