Benjamin Keough, djali i Marie Presley ka ndërruar jetë ditën e dielë në moshën 27-vjeçare.

Nipi i Elvis dhe Priscilla Presley mendohet se i ka dhënë fund jetës së tij për shkaqe ende të panjohura. Lajmin e trishtë e bëri të ditur menaxherja e Lisa Marie madje edhe nga autoritetet përkatëse.

“Ajo është zemërthyer, e shkatërruar, nuk mund të ngushëllohet por po përpiqet të qëndrojë e fortë për binjaket 11-vjeçarë dhe vajzën e madhe, Riley-n. Ajo e adhuronte të birin, ishte dashuria e jetës së saj.” -deklaroi menaxherja.

27-vjeçari kishte vendosur të ndiqte hapat e gjyshit të tij Elvis në muzikë megjithëse nuk publikoi kurrë asnjë material muzikor.

Ngjashmëria e tij me Elvis Presley ishte e mahnitshme dhe fansat e këngëtarit të ndjerë kërkonin gjithmonë foto me të.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel