Foto/ I hyri ariu në shtëpi dhe e sulmoi, burri rrëfen të gjithë tmerrin e përjetuar: Dëgjova një zhurmë…

14/07/2020 22:54

Një burrë në Kolorado të SHBA-ve, i cili u sulmua nga një ari dhe si pasojë iu shkaktuan dëmtime të shumta në fytyrë e qafë, ka rrëfyer për mediat vendase të gjithë tmerrin e përjetuar. Dave Chemosky, 54-vjeç, thotë se dëgjoi papritur, një zhurmë që vinte nga kati i parë i shtëpisë.

“Isha në gjumë dhe dëgjova një zhurmë në kuzhinë. Për një moment mendova se diçka ishte në rregull.Shkova në kuzhinë dhe pashë ariun. Ai qëndronte pranë frigoriferit. Fëmijët ishin në bodrum, kështu që doja të sigurohesha që kafsha të largohej”, u shpreh Chernosky.

Më tej, burri shtoi se hapi derën kryesore dhe tentoi të nxirrte jashtë arin. Por në këtë moment kafshën e kishte zënë paniku dhe ishte drejtuar drejt tij duke e sulmuar. Për fat të mirë, veç disa shenjave të vogla në fytyrë, 54-vjeçari nuk pati dëmtime serioze.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel