Aktorja 33-vjeçare sipas inskenimit të parë të ngjarjes nga autoritetet, ka vdekur në përpjekje për të shpëtuar të birin 4-vjeçar, Josey Hollis Dorsey, nga një mbytje e mundshme.
Qindra aktorë kanë reaguar dhe kanë shprehur ngushëllimin e tyre për aktoren që u bë e famshme në serialin “Glee”.
Ishte pikërisht ish-ylli i “Glee”, Jane Lynch i cili reagoi i pari për vdekjen e Naya-s.
“Pusho ëmbël Naya. Sa e fortë ke qenë. I bashkohem hidhërimit të familjes”, shkroi aktori në Twitter.
Gjithashtu dhe aktorët, Lea Michele, Amber Riley dhe Kevin McHale i kushtuan shkrime të ndjera 33-vjeçares. Sakaq, kujtojmë që seriali “ Glee”, është rrethuar në fakt nga disa fatkeqësi duke nisur me vdekjen e njërit prej aktorëve kryesorë, Cory Monteith, që ndërroi jetë prej mbidozës dhe aktorit tjetër, Mark Salling, që vrau veten në 2018 pasi u përball me akuza për abuzime seksuale dhe posedim të përmbajtjeve pornografike me të mitur.
Top Channel