Vetëvritet nipi i Elvis Presleyt, ja ngjashmëria që kishte me gjyshin e tij (FOTOT)

13/07/2020 15:43

Djali i Lisa Marie Presley, nipi i legjendës Elvis Presley, Benjamin Keough ka kryer vetëvrasje. Mësohet se ai ka qëlluar veten me armë zjarri, por nuk dihen detaje të tjera.

Menaxheri i Lisës, Roger Widynowski, ka bërë me dije për mediat e huaja se e ëma e tij është zemërthyer por po përpiqet që të qëndrojë e fortë për fëmijët e tjerë.

Ajo është e shkatërruar por po përpiqet të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11 vjeç dhe vajzën e saj më të madhe, Riley. Ajo e adhuronte djalin, ishte dashuria e jetës së saj,”-u shpreh ai.

Ben ka mbajtur një profil të ulët gjatë viteve të fundit dhe e vetmja gjë për të cilën ai është shumë i njohur është ngjashmëria pothuajse identike me gjyshin e tij të famshëm.

“Ben ngjanshumë si Elvisi. Ishim në një koncert dhe të gjithë bënin foto me të,”-tha e ëma e tij në një intervistë kohë para vetëvrasjes së tij.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA