“Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë”/ Meta uron trajnerin e ri të Azerbajxhanit!

13/07/2020 16:50

Të premten e 10 korrikut Gianni De Biasi nënshkroi marrëveshjen që e bën atë trajnerin e ri të kombëtares së Azerbajxhanit.

Për këtë lajm ka shkruar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ka ndarë një foto të tij me trajnerin italian.

Meta thotë që u gëzua shumë kur dëgjoi se De Biasi do të jetë trajneri i ri i Azerbajxhanit, sepse nuk e harron kurrë atë që ka bërë për Shqipërinë, duke e kualifikuar në Euro 2016.

Postimi i plotë:

“Tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it e shumë lidhjeve të tjera, do të kemi edhe një lidhje të re, trajnerin e ri të Kombëtares së tyre Gianni De Biasi.
U gëzova për këtë vlerësim ndaj tij dhe pata kënaqësinë t’i uroja sa më shumë suksese.
Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA