Krujë/ Sherr me njëri-tjetrin, arrestohen dy vëllezërit dhe xhaxhai i tyre

13/07/2020 10:28
Ilustrim

KRUJË – Tre persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për dhunë në familje. Konkretisht policia ka arrestuar A. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel