BULQIZË – Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës për shkak se akuzohet se kërcënoi për të vrarë me thikë një person. Në pranga ka rënë Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, (i dënuar më parë).

Ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Gjeologu”, Bulqizë, ku ndërhyrja e policisë ka parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Njoftimi i policisë:

U konfliktua me një shtetas dhe e kërcënoi për ta vrarë me thikë, pas ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga autori.

Arrestohet 26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në  fushën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe krimeve kundër personit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas njoftimit të marrë së në lagjen “Gjeologu”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt i çastit, ku një shtetas kërcënonte për ta vrarë me thikë një shtetas tjetër, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes shpejtë është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është vënë në pranga shtetasi:

Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, (i dënuar më parë).

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika e përdorur nga shtetasi Rr. R.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel