Në fushat e Malsisë se Madhe kryesisht kultivohen bimë aromatike medicinale.

Lavandula,kjo bimë medicinale gjen përdorim të gjerë në industrinë e kozmetikës. Fermerët shqiptarë kanë arritur të deportojnë në  tregjet botërore. Pothuajse e gjithë lavandula jonë eksportohet ne SHBA dhe Indi, pavarësisht kësaj fermerët kanë probleme, pasi çmimi i lavandulës nuk është stabël.

Gjatë sezonit të korrjes së lavandulës Talja punëson 32 punëtor.

“Jam zgjuar në orën 4 të mëngjesit dhe e mbyll në 12 të drekës. Këtu punoj bashke me gruan marrim nga 20 mijë lek dita. Kam tre fëmijë,unë veç këtë punë di të bëj. ”

Lavandula në Shqipëri kultivohet vetëm në Malësi të Madhe dhe në Gramsh të Elbasanit. Tregu botëror kërkon sasi të mëdha të bimëve aromatike shqiptare, por fermeri shqiptarë e ka braktisur tokën.

Në këtë periudhë fushat e lavandulës shërbejnë  edhe si destinacione turistike. Nëse shkoni në Razëm, do të përballen me pamjet e mrekullueshme që të ofrojnë fushat e mbjella me bimën aromatike, nga e cila prodhohen parfume, kremra, shampo e të tjerë.

Top Channel