FOTO/ Alesia Bami zbulon arsyen përse nuk gjen kurrë dashurinë në verë

12/07/2020 18:52

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” u fol mbi “Dashuritë e Verës”.

Duke qenë se shumë të rinj, dynden drejt plazheve këtë periudhë, lidhjet e reja janë të pranishme. Por një gjë e tillë nuk funksionon për balerinën Alesia Bami. Gjatë fjalës së saj, ajo zbuloi se në plazh shkon me familjen ose me miqtë dhe nuk para flirton. Ndërsa shtoi se nuk i beson dashurive të verës dhe mendon se ato nuk kanë vazhdimësi

“Unë prandaj nuk njoh dhe nuk flirtoj me njerëz në verë, për arsye se jam gjithmonë në këto gjire që s’ka njerëz. Kështu që prandaj nuk njoh. Unë jam ose me shoqërinë ose me familjen. Me familjen jam në vende ku nuk ka shumë rini dhe nuk kam mundësinë kur të flirtoj. Nuk e mendoj si diçka serioze këto flirtimet e verës, më duken shumë të shkurtra”, u shpreh Alesia.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel