Fluks i lartë automjetesh, tre aksidente në autostradën Tiranë-Durrës

12/07/2020 20:43

Tre aksidente kanë ndodhur gjatë pasdites së sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë në këtë aks rrugor ka një fluks të lartë automjetesh të cilët kthehen nga plazhi. Edhe gjatë paradites së sotme, në autostradë u formuan radhë të gjata trafiku si pasojë e dyndjes së qytetarëve drejt plazhit.

Top Channel