12/01 14:43
Valon Asani dhe Larklind Cerkezi, me origjinë shqiptare, dhe që jetojnë në Zvicër kanë krijuar diçka unike për të gjithë shqiptarët në diasporë me synimin e bashkimit të shqiptarëve kudo në botë.
Profesionistë, entuziastë, patriotë e me një mision të veçantë, ekipi ka krijuar aplikacionin, i cili është i ndarë në tre kategori: dua dashuri, dua ndihmë dhe dua biznes.
Kjo do të thotë se përmes aplikacionit, shqiptarët kudo në botë do të kenë mundësi të krijojnë lidhje të reja si të dashurisë ashtu edhe atyre shoqërore e të biznesit.
Dy sipërmarrësit Asani dhe Cerkezi kanë arritur të mbledhin së bashku një ekip fantastik nga shtete e kontinente të ndryshme të botës.
Autore e Diaspora : Ledja Liku
Top Channel