Greqia vendos sanksione ndaj Turqisë për konvertimin në xhami të muzeumit Shën Sofia

11/07/2020 18:16

Greqia do të vendosë sanksine ndaj Turqisë për vendimit e saj të rikthimit në xhami të muzeumit të famshëm të Stambollit, Shën Sofia, njoftonin sot mediat vendase.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoğan i dorëzoi dje kontrollin e objektit organit më të lartë fetar të vendit, pasi gjykata administrative anulloi dekretin e vitit 1934 që e kthente xhaminë e shumë-kontestuar në muzeum.

“Erdogan ka bërë një gabim historik, një gabim që krijon një boshllëk të cilin ne shpresojmë të mos jetë i pariparueshëm”, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, i cituar nga mediat.

“Greqia dënon këtë veprim dhe do të bëjë çdo gjë që kjo të sjellë pasoja për Turqinë. Tashmë çdo gjë është në tavolinë, përfshi dhe sanksionet nga organizatat evropiane e ndërkombëtare si UNESCO” shtoi ai.

Shën Sophia është ndërtuar fillimisht si një katedrale  e perandorisë lindore romake në 537, për t’u konvertuar në xhami nga perandoria otomane më 29 maj 1453 dhe më pas në muzeum në1935, në vitet e para të republikës së Turqisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA