Fotografitë nga Republika Demokratike e Gjermanisë, ose e njohur ndryshe si ish-Gjermania Lindore, nuk janë ekspozuar shumë nëpër botë prej kufizimeve të vendosura nga ish-shteti autoritar.

Por një kolesion i ri imazhesh të shfaqura fillimisht në festivalin e fotografisë Rencontres d’Arles 2019 në jug të Francës nga kuratorja Sonia Voss, hedh dritë mbi jetën dhe punimet artistike atje, në dekadën e fundit para rënies së Murit të Berlinit.

“Kjo ka qenë një nga periudhat në eksplozive të artit në Gjermani, pasi ishte një gjeneratë e re që nuk kishte lindur në kohën e krijimit të RDGJ,” thotë Voss në një intervistë telefonike me CNN.

“Këta ishin të rinj të distancuar nga idetë politike, por të lodhur e të zemëruar me kufizimet nën të cilat jetonin, dhe kjo i binte më të motivuar për të thyer rregullat dhe për të shtyrë kufijtë, në krahasim me gjeneratat pararendëse”.

Fotogaleria “Trupa të paepur” sipas Voss eksploron mënyrën sesi trupi i njeriut ishte në qendër të kreativitit të artistëve.

Me fotografimin e trupit, Voss thotë se konfirmohej rezistenca në një shoqëri që dekurajonte individualitetin dhe ishte dyshuese ndaj artit.

Kjo ndodhi me Ute Mahler, një nga artistet e ekspozitës “Të jetosh së bashku” ku përfshihen portrete familjare në Leipzig. Në shënime autorja thotë:

“Doja të merrja një vështrim përtej fasadës së retorikës zyrtare të optimizimit. Të shihja të vërtetën në jetën reale të njerëzve”.

Po ashtu dhe artistja Christiane Eisler sjell foto të komunitetit rinor rebel në Leipzig dhe një vështrim në jetët e tyre private.

“Ajo i ndoqi ata kudo, për një kohë të gjatë. Ky ka qenë një komunitet që është shtypur forcërisht nga shërbimet sekrete Stasi. Janë portrete melankolike të tensionit mes tërbimit dhe dëshpërimit, që ishte prezent kudo në RDGJ,” thotë Voss.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel