Djali i madh i çiftit të famshëm anglez të showbiz-it, David e Victoria Beckam, 21-vjecari Brooklyn, është fejuar me të dashurën e tij 25-vjeçare Nicola Peltz.

I apasionuari i fotografisë i ka treguar për vendimin miqve të tij dhe sipas raportimeve, prindërit David, 45 vjeç dhe Victoria 46 kanë dhënë bekimin e tyre për zhvillimin e martesës.

Burimet thanë për “Mirror” në Britani: “Brooklyn u ka thënë miqve të tij në Los Angeles se është fejuar me Nicola. Ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. David e Victoria i kanë dhënë miratimin e tyre të plotë marrëdhënies.

Kjo duket se është një kohë emocionuese për familjen e famshme teksa djali i madh Brooklyn po ulet më në fund me këmbë në tokë, pas disa marrdhëniesh të pasuksesshme. Brooklyn është shoqëruar më parë me aktoren Chloe Moretz dhe modelen Hana Cross, të dyja 23 vjeçe.

Çifti njihen që prej nëntë muajsh dhe ishin gjithashtu në karantinë së bashku në New York.

Burimet thanë më tej:

“Brooklyn e Nicola janë të emociouar të çojnë marredhënien e tyre në një tjetër nivel. Nicola pëlqehet shumë nga e gjithë familja Beckham ku si David e Victoria ia kanë bërë të qartë Brooklyn se e mbështesin në vendimin e tij”.

Brooklyn është shoqëruar më parë edhe me aktoren kanadeze Natalie Ganzhorn, 21 vjeçe, dhe katoren brune Phoebe Torrance, 25.

Ndërsa Nicola shoqërohej më parë me të voglin e familjes Hadid, Anwar Hadid, me të cilin u nda në maj 2018.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel