Që pas publikimit të bashkëpunimit me Don Phenom, “Columbiana”, verën e vitit 2018, sukseset për Taynën nuk kanë ndaluar kurrë.
Këngët pasuese si “Shqipe”, “Fake”, “Doruntina”, “Caliente”, e shumë të tjera, përveçse u kthyen menjëherë në hite, videoklipet e tyre kanë grumbulluar miliona klikime në Youtube.
Por duket se ky ka qenë vetëm fillimi për reperen kosovare.
Sot, Tayna ka lajmëruar “hapin e saj të madh” në karrierë, nënshkrimin e kontratës me “Sony Music”, me bazë në Gjermani.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja shkruan:
“Jam shumë e lumtur që rash dakort të punoj me “Sony Music”. Pas diskutimeve intensive, kemi vendosur që së bashku mund të hedhim hapin e madh, në mënyrë që të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe të fokusohem tërësisht te muzika”.
Më parë, Tayna menaxhohej nga “Friends Entertainment” dhe këngët e saj prodhoheshin nga “Cricket Music”.
Top Channel