BERAT- Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për qarkullim motorësh pa targa dhe pa leje drejtimi. Specialistët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. S., 55 vjeç dhe G. M., 22 vjeç, të dy banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e Policisë Rrugore, janë konstatuar duke drejtuar motorët pa targa dhe pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonin pa targa dhe leje drejtimi, arrestohen në flagrancë 2 drejtues motomjetesh.

Specialistët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. S., 55 vjeç dhe G. M., 22 vjeç, të dy banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e Policisë Rrugore, janë konstatuar duke drejtuar motorët pa targa dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Top Channel