“Kënaqësi e veçantë të kisha sot…”/ Meta, selfie me Thaçin dhe Pacollin

09/07/2020 17:23

Pak minuta më parë, në një postim në Facebook, presidenti i Republikës, Ilir Meta shpërndau një grup fotosh përkrah presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit.

Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese. ????“- shkroi Meta.

Ky takim vjen pak para se Thaçi të niset drejt Hagës të hënën, për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale, saktësisht nga Dhomat e Specializuara, rreth aktakuzës për krime lufte, gjatë luftës ndaj Serbisë.

Top Channel